E para e vendit Vjosa Osmani sot në ceremoni zyrtare ka pranuar letrat kredenciale për dy ambasadorë të shteteve europiane.
Gregoire Cuvelier do të jetë ambasador i Belgjikës në Kosovë, dhe Osmani e uroi për marrjen e kësaj detyre.
Ajo falënderoi edhe shtetin belg për përkrahjen e vazhdueshme që ka bërë ndaj Kosovës.
Po ashtu me ceremoni të njëjtë janë pranuar edhe letrat e ambasadorit të Republikës Çeke në Kosovë.
Bohumil Mazanek do të ushtrojë postin e ambasadorit nga tani e tutje në Kosovë.
Osmani e falënderoi shtetin çek për kontributin e çmuar për liberalizimin e vizave për kosovarët.