Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kujtuar 22 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, raporton Gazeta Enigma.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur “Ditë të Madhe” 10 qershorin e 1999-tës ku “çizmet e trimave të UÇK-së, pas muajsh të tërë lufte, shkelën në Prishtinë.
“22 vjet prej Ditës së Madhe kur çizmet e trimave të UÇK-së, pas muajsh të tërë lufte, shkelën në Prishtinë për ta çliruar përjetësisht nga robëria e frika. Lavdi të gjithë atyre heronjve që nuk kursyen as më të shtrenjtën jetën e tyre për këtë ditë. Urime Dita e Lirisë, Prishtinë”, ka shkruar Hoxhaj.