Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar pas helmimit të 110 personave në një lokal të përgatitjes të ushqimit të shpejtë në Malishevë.
Vitia ka njoftuar se i ka vizituar disa nga të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK për të cilët tha se janë në gjendje stabile.
Ai shtoi se në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit.
Postimi i plotë:
Mbrëmë, menjëherë pasi u njoftuam për rastin e helmimit të 68 qytetarëve në Komunën e Malishevës bashkë me drejtorin e SHSKUK-së i vizituam të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK.
Në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit.
Gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile.
Inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit.