Përfundimi i vonuar i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë i nisur tre vite më parë, në dorë të Qeverisë “Kurti”

Përfundimi i vonuar i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë i nisur tre vite më parë, në dorë të Qeverisë “Kurti”

Për autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, e cila ishte nënshkruar tre vite më parë, ish-anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Rexhep Kadriu thotë se është dashur të përfundojë në dhjetor të vitit 2020, shkruan Gazeta Enigma

Kadriu për ‘Gazetën Enigma’ theksoi se autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë e kontraktuar në 8 lote nga 8 kompani sipas kontratave të nënshkruara me kosto prej 88 milion eurove dhe me gjatësi prej 23 km është dashtë të përfundon në dhjetor të vitit 2020.

“Mbas kësaj date Ministria e Infrastrukturës futet në penallti për mos sigurimin e buxhetit për përfundimin e këtij segmeti, por, çka ndodhi me marrjen e përgjegjësive nga Qeveria Kurti në vitin 2020 e me ministër të Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, u ndan vëtem 8 milionë euro, ndërsa në vitin 2021 në buxhetin për ndërtimin e autostradës kemi vëtem 9 milionë dhe uroj që me rishikim të buxhetit të rritet vlera”, tha Kadriu për ‘Gazetën Enigma‘.

Njeherit, Kadriu tha se në dy vitet e Qeverisjes së tyre për ndërtimin e autostradës janë paguar vetëm 47 milionë, si LDK-ja po ashtu edhe Qeveria Kurti 2, që sipas tij nuk ka vullnet për përfundimin e kësaj autostrade, derisa sa theksoi se Qeveria Kurti e ndalon dhe nuk e vendos në prioritet përfundimin dhe vazhdimin e autostradës deri në Dheun e Bardhë.

“Por, këtë autostrad e mbështetë vetëm deri në Bresalc dhe kjo qasje ndaj qytetarëve të Anamoravës është e pa pranuar dhe lete mban premtimin e dhënë për lidhje direkte me Luginën sepse kjo autostrad nuk është e rëndësishme vetëm për Anamoravën por është letile për Luginën e Preshevës për Bujanovcë dhe Medvegjë sepse lidhemi edhe me koridorin e 10, dhe kërkoj që deputetët e Anamoravës ta ngritin zërin lidhur me vazhdimin e segmentit tjetër Bresalc-Dheu i Bardhë”, tha ai për ‘Gazetën Enigma‘.

Në lidhje me këtë për ‘Gazetën Enigma’ flet edhe nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili tha se ndërtimi i autostradës nuk ka shkuar sipas planifikimeve, pasi ministria ka nda pak buxhet për këtë vit.

“Jo nuk është sipas planifikimeve sepse Ministria ka nda pak buxhet për këtë vit, dhe gjithashtu nuk janë duke u paguar shpronësimet e pronave ashtu siq ka qenë e planifikuar”, ka thënë Ismajli.

Dhe krejt në fund Arbër Ismajli, thekson se Komuna e Gjilanit ka fare pak qasje në këtë projekt pasi që e gjitha është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës.

Vlen të theksohet se Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica dhe tre zyrtarëve të tjerë, Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini, lidhur me akuzat për keqpërdorime në tenderin për autostradën e Gjilanit.

/Gazeta Enigma/

Related Articles