Kryetari i Këshillt të Bashkësisë Islame, Fitim Sahiti është arrestuar dje nga Policia e Kosovës. Në veturën ku ai ishte, është gjetur drogë dhe thikë. Sahiti u arrestua së bashku me një serb.
Policia e Kosovës ka arrestuar një serb dhe një qytetar nga Kosova. Gazeta Insajderi ka marrë vesh se i arrestuari është Fitim Sahiti.
Nën prangat e policisë ai ra dje në rrugën Prishtinë-Gjilan rreth orës 15:00.
Udhëheqësi i KBI-së së Medvegjës, me vendim të prokurorit dërgua në mbajtje pasi në veturën e tij u gjet substancë narkotike dhe një thikë.
Lidhur me këtë Insajderi ka kontaktuar me Florim Sahitin, vëllaun e të arrestuarit, ai tha se Fitim Sahiti u arrestua për armë të ftohta .
“Fitim Sahiti është i Arrestuar në Republikën e Kosovës me akuze mbajtjeje e armeve të ftofta, është i arrestuar për 48H“, tha ai.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë arrestuar dy qytetarë, një serb dhe një shqiptar.
Policia ja ndaluar veturën me të cilën ishin duke qarkulluar të dyshuarit, ku gjeti 5.7 gramë marihuanë dhe një thikë.
Sahiti së bashku me serbin janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Rr. Prishtinë-Gjilan 13.10.2023-15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar shtetas të Serbisë (njëri shqiptar dhe tjetri serb) pasi janë ndaluar me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar dhe gjatë kontrollit te të njëjtit, njësitet policore kanë gjetur e konfiskuar substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, në peshë 5.7 gramë dhe një mjet të mprehtë-thikë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njoftoj policia në raportin 24 orësh.
Në një lajm të publikuar më 2016-të, thuhej se Sahiti ishte zgjedhur kryetar i Bashkësisë Islame me 5 vite mandat. Insajderi ka pyetur vëllain e tijnëse i njëjti akoma ushtron atë detyrë dhe ai ka konfirmuar se Sahiti akoma është kryetar.