Ukraina mposht maqedonasit, Irlanda e Veriut e ka të thjeshtë ndaj San Marinos

Ukraina mposht maqedonasit, Irlanda e Veriut e ka të thjeshtë ndaj San Marinos

Ukraina dhe Irlanda e Veriut kanë marrë tre pikët në sfidat e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 ditën e sotme.

Ukraina ka fituar ditën e sotme ndaj Maqedonisë së Veriut me shifrat minimale 2-0. Sudakov shënoi golin e parë në minutën e 30’, ndërsa të dytin e shënoi Karavaev në fundin e lojës.

Ukraina është renditur aktualisht në vendin e dytë në grup në kuotën e 10 pikëve, tre më pak se Anglia e vendit të parë.

Nga ana tjetër, Irlanda e Veriut nuk e ka llogaritur San Marinon, pasi irlandezët kanë fituar me rezultatin 3-0. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0, ku Smyth dhe Magennis ndëshkuan San Marinon.

Në pjesën e dytë ishte McMenamin i cili shënoi të tretin. Me këtë fitore, Irlanda e Veriut renditet në vendin e parafundit me 6 pikë, ndërsa San Marino në të fundit me 0 pikë.

Related Articles