Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari.
Osmani tha se Ahtisaari tërë jetën ia kushtoi paqes.
“Paqebërësi dhe vizionari do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës!”, tha Osmani.
Ish-presidenti i Finlandes Martti Ahtisaari, vdiq sot në moshën 86-vjeçare. / Gazeta Enigma.
Ahtisaari udhëhoqi negociatat për statusin e Kosovës.
Ai në vitin 2008 mori çmimin Nobel për paqe.