Kishte thirrje “anti-Kosovë”, UEFA dënon rëndë klubin serb

Kishte thirrje “anti-Kosovë”, UEFA dënon rëndë klubin serb

UEFA e ka dënuar rëndë Crvena Zvezdën e Beogradit. Klubi beogradas duhet ta luaj ndeshjen e ardhshme në Champions me të paktën 10 mijë vende të zbrazëta në stadium.

Për më tepër, Zvezda është gjobitur me 40 mijë euro. Këto dy dënime i janë dhënë për sjellje diskriminuese të tifozëve. Ndërkohë 22 mijë euro klubi serb është dënuar për bllokim të rrugëve ku lëvizin shikuesit në tribuna.

Sjelljet diskriminuese kanë ndodhur gjatë ndeshjes së Championsit me Young Boysin.

Nuk është saktësuar për cilat thirrje bëhet fjalë. Por me shumë mundësi bëhet fjalë për thirrjet “Kosova është Serbi” që janë dëgjuar pa nisur ndeshja e 4 tetorit.

Related Articles