Rrahjet mes nxënëseve në shkollat fillore e të mesme në këtë vit shkollor kanë qenë mjaft të shpeshta. Të tilla ngjarje po alarmojnë prindërit për sigurinë e fëmijëve të tyre në institucionet e arsimit, por edhe përreth tyre, shkruan Gazeta Enigma.
Në një përleshje fizike janë përfshirë sot edhe gjashtë nxënës në Gjakovë, ku për pasojë janë dërguar në spital për tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia për Gazetën Enigma, me ç’rast është bërë e ditur se të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.
“Gjashtë persona, meshkuj të mitur janë arrestuar pasi rreth orës 12:40 ishin përfshirë në një përleshje fizike në rrugën “Normalja e Gjakovës” në Gjakovë. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe ju është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Lëndim i lehtë trupor”.”, tha Elezaj ka thënë Elezaj për Gazetën Enigma.