Analisti politik, Imer Mushkolaj, lidhur me organizimin e darkës së njohur si “Darka e Lamës” për Policinë e Kosovës, ka thënë se ky organizim është i pavlefshëm dhe se duhet të fokusohemi në çështje më të rëndësishme në mënyrë që atyre t’u ofrohen kushte më të mira.
Mushkolaj ka theksuar se pjesëtarët e Policisë kanë nevojë për paga të dinjitetshme, shtesa për rrezikshmërinë e punës, si dhe sigurimi i duhur jetësor dhe shëndetësor.
“Policia nuk ka nevojë për simbolika koti, si Darka e Lamës. Ka nevojë për pagë të dinjitetshme, shtesa të rrezikshmërisë dhe sigurim jetësor e shëndetësor”, ka shkruar në rrjetin social, Facebook, Mushkolaj.
Kritika e Mushkolajt vjen pas lajmit ku disa pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) të Policisë së Kosovës refuzuan të marrin pjesë në këtë darkë.