Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, mëngjesin e sotëm e ka nisur me një lutje për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Sipas Haradinajt sot deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të dëshmojnë që janë vërtetë në anën e Policisë së Kosovës duke plotësuar kushtet për ta.
‘’Ata që na nderojnë e na bëjnë krenarë e besa edhe e rrezikojnë jetën në shërbim të mbrojtjes së rendit dhe ligjit, s’duhet lënë në mëshirën e fatit, s’duhet lënë dyerve të diskotekave për një kafshatë buke. Si kurrë më parë të jeni unik për policinë që e kemi’’, ka shkruar Haradinaj.
Theksojmë se sot në Kuvendin e Kosovës duke filluar nga ora 10:00 do të diskutohet për Policinë e Kosovës.