Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar qasjen e butë të Bashkimit Evropian ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në një video të publikuar në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, Konjufca thotë se me qenë BE-ja si duhet, do t’i thoshte Serbisë që të rrijë te Rusia dhe Kina.
“Shkon ja u jep dorën atyre që e kanë në grusht, Rusia dhe Kina. Shkon te ata bosat e vërtetë të tij. Nuk e di a po kuptohet drejt [nga Bashkimi Europian], fatkeqësisht më duket jo. Me qenë Bashkimi Europian qashtu qysh duhet, një vend që ti thua se është kandidat me ardhë te na, e shkon atje e bën takime sekrete me Putinin, me qenë qysh duhet Bashkimi Europian është dashtë me i thanë rri qatje krejt pra, ti mos u kthe hiç, ti nuk na vyn”, ka thënë Konjufca.
Me qenë siç duhet, Bashkimi Evropian do t’i thoshte Serbisë rri te ata që të kanë në grusht, rri te Kina dhe Rusia, rri te Putini!