Pamje rrëqethëse, palestinezin e vogël mundohet që mjeku ta qetësojë pas sulmeve raketore në Gazë

Pamje rrëqethëse, palestinezin e vogël mundohet që mjeku ta qetësojë pas sulmeve raketore në Gazë

Televizioni publik i Turqisë në kanalin zyrtar në YouTube ka publikuar një video nga Rripi i Gazës, ku shihet një fëmijë që është akoma i shokuar pas sulmeve raketore të ushtrisë izraelite.

Në përshkrimin e videos thuhet se emri i djaloshit është Muhamed dhe se e ka zgjuar nga gjumi zhurma e sulmeve, e atë tenton ta qetësojë mjeku i cili gjendet pranë tij.

Personi që filmon pyet djaloshin se çfarë i ka ndodhur, derisa ai i habitur vazhdon të shikojë dhe heshtë.

“A ke fjetur”, dëgjohet pyetja që i drejtohet vogëlushit i cili tund kokën.

Më pas sërish e pyesin se çfarë ka ndodhur, e vogëlushi në gjuhën arabe përgjigje se “ka ndodhur”.

“Sulmi ndodhi derisa ishe duke fjetur”, u pyet djaloshi.

Ai tundi kokën dhe më pas u pyet nëse është akoma i frikësuar.

“Je akoma i frikësuar? Nuk ke pse frikësohesh. Pse të frikësohesh? Ka përfunduar, nuk ka më sulme. Përfundoi”, dëgjohet duke i thënë djaloshit të vogël mjeku.

Atë e përqafon mjeku dhe e këshillon që të mos frikësohet.

Jemi këtu me të, në rregull? Ka përfunduar”, i thotë mjeku.

Aty Muhamedi më nuk mund të përmbahet, shpërthen në lot.

“Ti je hero. Nuk duhet të qash. Pse po frikësohesh? E dëshiron babanë”, e pyeti mjeku.

Ai sërish tundë kokën dhe fillon të qajë me zë.

“Tani do ta sjellim babanë. Ka përfunduar. Mos u bezdis. E dëshiron babanë”, pyetet Muhamedi në fund të videos.

Related Articles