Njëri nga biznesmenët më të famshëm aziatik, pronari i AirAsia, Tony Fernandes e ka trazuar rrjetin me një postim të tij.
Miliarderi ndau një foto të tij duke u masazhuar gjysmë i zhveshur gjatë një takimi të bordit.
Në postim, Fernandes tha se kishte një “javë stresuese”, kështu që një koleg i sugjeroi të bënte një masazh.
Fotoja e tregon atë të ulur në një dhomë konferencash zyre ndërsa një punëtore e maskuar i fërkon shpatullën.
“Unë e dua Indonezinë dhe kulturën e AirAsia, kështu që mund të kënaqem me një masazh dhe të mbaj një takim bordi,” shkroi Fernandes.