Tonali i gatshëm për ndeshjen e fundjavës

Tonali i gatshëm për ndeshjen e fundjavës


Trajneri Eddie Howe ka thënë se Sandro Tonali është i gatshëm për Newcastlen, për duelin kundër Crystal Palaces të shtunën.

Ai ka insistuar se klubi po e përkrah mesfushorin italian, por ka shtuar se nuk mund të japë komente të tjera nëse Milani e ka ditur për varësinë e tij në bastvënie.

Tonali ka pranuar se ka vënë bast për ndeshjet e Milanit, derisa ai ishte nën kontratë me “rossonerët”.

Ai pritet të dënohet për të paktën një vit, por do të jetë i gatshëm për lojë për duelin e Premier Leagues, që luhet të shtunën nga ora 16:00.

23-vjeçari ka 10 paraqitje në të gjitha garat në edicionin aktual. Ka një gol të shënuar.

Related Articles