Nesëer pritet të mbahet mbledhja e kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), kanë bërë të ditur burime të Indeksonline.
Naim Tërrnava nesër në heshtje pa paralajmërim paraprak pritet të zgjidhet për herë të pestë në krye të BIK-ut.
As BIK e as vet Tërnava nuk kanë njoftuar paraprakisht për zgjedhjet e nesërme që do të mbahen. BIK ka paraparë që ditën e shtunë dhe në kohën kur në Kosovë pritet të vijnë një delegacion nga BE dhe SHBA-ja.
Ai për katër mandate (19 vjet) është kryetar i BIK-ut.
Tërnava për të ia mundësuar vetes qëndrimin sa më të gjatë në këtë pozitë e ka ndryshuar edhe Kushtetutën e Bashkësisë Islame.
Një dekadë më parë, në vitin 2013, Bashkësia Islame e Kosovës kishte ndryshuar rrënjësisht aktin normativ me të cilin funksionon, që e quajnë Kushtetuta e BIK. Atë kohë, ndryshimi më i dukshëm, dhe i debatueshëm për afro dy vite, kishte qenë mandati i Kreut kryesor të BIK-ut, Myftiut.
Deri në ato ndryshime, një person mund të ishte Myfti veç për dy mandate, por atë vit u bë i pakufizueshëm, çka i ka lejuar Myftiut aktual, Naim Tërnavës, pastaj të zgjidhej në këtë post edhe disa herë radhazi.
Dhjetë vite më vonë, kjo bashkësi fetare ka hyrë edhe në një proces tjetër të ndryshmit të Kushtetutës së saj.