Pas kreut të MPB-së, Xhelal Sveçla, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për lirimin e Dejan Pantiq me dorëzani.
Haxhiu ka thënë e të gjithë kriminelët që kanë sulmuar policinë dhe cenuan rendin kushtetues, po lirohen nga Gjykata me dorëzani.
Sipas saj, nuk është larg mëndësh nëse edhe terroristët e sulmit të 24 shtatorit do t’i lirojë me dorëzani.
Haxhiu ka thënë se kjo nuk është drejtësi dhe se është e papranueshme.
Reagimi i plotë:
Të gjithë kriminelët të cilët sulmuan policinë dhe cenuan rendin kushtetues, Gjykata i ka liruar me dorëzani!
Si ka nisur kështu, nuk është larg mendsh nëse edhe terroristët e sulmit terrorist të 24 shtatorit t’i lirojnë me dorëzani.
Kjo veq drejtësi nuk është! E papranueshme.
I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës, t’i trajtojë këto raste dhe të mos lejojë keqpërdorimin e dorëzanisë.