Grupi me bazë në Bruksel tha se disa gazetarë janë plagosur, ndërsa të tjerë janë të zhdukur
Të paktën 16 gazetarë janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit të Gazës më 7 tetor, tha të premten Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ).
Grupi me bazë në Bruksel tha se disa gazetarë janë plagosur, ndërsa të tjerë janë të zhdukur.
“Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) dhe Sindikata e Gazetarëve Palestinezë (PJS) dënojnë vrasjet dhe sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve. IFJ-ja bën thirrje për një hetim të menjëhershëm për vdekjet e tyre”, thuhet në deklaratë.
Federata tha se po verifikon gjithashtu informacione për gazetarë të tjerë që mund të jenë vrarë në luftën e Gazës.
IFJ-ja u bëri thirrje gazetarëve “të marrin masa paraprake, të veshin pajisje profesionale të sigurisë dhe të mos udhëtojnë pa u siguruar mediat e tyre të gjitha pajisjet e sigurisë profesionale të nevojshme për të mbuluar ngjarjet”.
“Asnjë raportim nuk vlen sa jeta e një gazetari”, tha grupi i gazetarëve.
IFJ-ja përfaqëson më shumë se 600.000 gazetarë në 146 vende.
Izraeli nisi një fushatë të pandalshme bombardimesh në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas në qytetet kufitare izraelite më 7 tetor.
Të paktën 4.137 palestinezë, duke përfshirë 1.524 fëmijë dhe 1.000 gra, janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza. Shifra është më shumë se 1.400 në Izrael.