Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i shqetësuar me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.
Rohde, me anë të një postimi në platformën X, ka deklaruar se opozita duhet t’i jap fund bllokadës.
“Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët kosovarë. Projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore janë në rrezik. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë aktorët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, shkroi Rohde.