Në seancën e Këshillit të Sigurimit po diskutohet raporti për Kosovën.
Gjatë seancës fjalën e tij e mori edhe përfaqësuesi i Kinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Zhang Jun.
Ai tha se duhet të respektohet pavarësia dhe integriteti i Serbisë.
“Qëndrimi i Kinës sa i përket Kosovës është tashmë i qartë. Ne jemi për arritjen e një zgjidhje brenda rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha ai.
Zhang Jun shtoi se situata në veri është e tensionuar.
“KFOR-i duhet të marrë masat e nevojshme për ta ruajtur integritetin në atë pjesë”, tha përfaqësuesi i Kinës në OKB-së