Katër persona janë lënduar në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush të Ferizajt, si pasojë e një aksidenti trafiku.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili theksoi se tre vetura janë përfshirë.
“Rreth orës 10:00 në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë në fshatin Babush të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë tri vetura të udhëtarëve dhe veç dëmeve të shkaktuara në të tri automjetet, lëndime trupore kanë pësuar 4 persona të cilët me autoambulancë janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.
Në vendin ngjarjes kanë dalë hetuesit nga Njësia e Hetimeve të Akidenteve dhe po e hetojnë rastin.