U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre terroristëve serbë

U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre terroristëve serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur për Gazetën Enigma, se u është vazhduar masa e paraburgimit tre terroristëve serbë, të dyshuar për sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me  kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, ka thënë për Enigmën zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”. / Gazeta Enigma.

Related Articles