Një 54 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht të hënën në Greqi teksa ndodhej në punë.
Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme në zonën e Varit. Shqiptari, baba i dy fëmijëve ndodhej në këtë zonë për shkak të punimeve që po kryheshin për vendosjen e fibrave optike, shkruan abcnews.
Por teksa ndodhej në një gropë, është përplasur dhe shtypur nga një makineri. 54-vjeçari u nxor nga gropa pas një operacioni të zjarrfikësve, ku morën pjesë 10 zjarrfikës me 3 automjete dhe u dërgua në spital, ku u konstatua i vdekur.
Dy drejtuesit e makinerisë janë arrestuar nga policia.