Gazeta Express nga burimet e saj ka mësuar se Pesëshja e emisarëve nga BE, Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ndarë e kënaqur nga takimi me Kryeministrin Kurti.
Siç është raportuar të shtunën pesë emisarët kanë sjellë me vete një draft -statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kjo është konfirmuar të martën nga zëdhënësi i BE në Bruksel Peter Stano i cili ka thënë se bëhet fjalë për një “propozim modern për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”. Tutje, mësohet se draftin tashmë e kanë në duar të dyja palët. BE i ka ftuar Kryeministrin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për takim më 26 tetor në Bruksel, kur pritet të mbahet Samiti i BE. Pritjet, sipas burimeve, janë që të arrihet njëfarë dakordësie në Bruksel për Asociacionin. Express merr vesh se drafti i dorezuar nga Pesëshja është i ngjashëm diku rreth 70 përqind me propozimin e Institutit Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe “Institutit Evropian për Paqe” në fillm të janarit të këtij viti.
Sipas draft-statusi të FES Asociacioni do të formohej në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Drafti i FES kishte 7 kapituj me gjithsej 18 nene.
Sipas tyre, Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Tutje theksohet se Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale.
Ndryshe, Kryeministri Kurti ka reaguar me tone pozitive pas takimit me pesëshen në Prishtinë duke i falënderuar ata për planin e ri në mënyrë që të ecet përpara