Pas humbjes ndaj Lens xhiron e kaluar, Arsenali është rikthyer te fitorja në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta triumfoi sonte në udhëtim ndaj Sevillas, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Grupin B.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” përfundoi me rezultatin 1:2.
Gabriel Martinelli (45+4’) dhe Gabriel Jesus (53’) shënuan golat e fitores për “Topçinjtë”.
Nemanja Gudelj (58’) ishte autori i golit të vetëm për spanjollët.
Arsenali pas kësaj fitore ka 6 pikë dhe tani prin sërish në grup, me një pikë më shumë se Lens.
Sevilla është e treta me dy pikë, aq sa ka edhe PSV Eindhoven si i fundit