Skuadra gjermane Union Berlin ka vazhduar me formën e dobët në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Në tri ndeshje të luajtura, ekipi gjerman ka regjistruar po aq humbje dhe mbetet i fundit në Grupin C pa pikë.
Të martën mbrëma, Union Berlini u mposht nga kampioni i Italisë, Napoli me rezultatin 1:0.
Mesfushori Giacomo Raspadori shënoi golin për Napolin në minutën e 65-të, pasi Amir Rrahmani e ndërpreu një aksion të ekipit kundërshtar në mes të fushës.
Rrahmani ishte i pazëvendësueshëm te Napoli, ndërsa në pjesën e parë u ndëshkua me karton të verdhë.
Me këtë fitore, Napoli ka tubuar gjashtë pikë, tri më pak se Real Madridi që i prinë grupit.