Kryeministri Albin Kurti, në përkujtimin e ushtarëve të rënë të NATO-s, tha se të gjithë ata që e dhanë jetën ndodhën në themelet e shtetësisë së Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
“Në qershorin e vitit 1999 kishim zjarr në qiell e në tokë, por më 12 qershor këmbësoria që NATO i bashkohet ndërhyrjes nga ajri kundër Millosheviqit për ta ndal gjenocidin kundër popullit shqiptarë. Më 12 qershor ne kremtojmë paqen, çlirimin dhe lirinë dhe këtë ia përkujtojmë vetes për çdo ditë sepse të gjitha ato gra e burra të cilët sakrifikuan dhe dhanë jetën ndodhen në themelet e pavarësisë tonë të cilën duhet ta shpijmë më tej me drejtësi dhe demokraci”.
Kurti këtë e tha pasi vendosi kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s.
Po ashtu, të pranishëm ishin edhe krykuvendari Glauk Konjufcës, presidentja Vjosa Osmani, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama si dhe zëvendës komandanti i KFOR-it.
Ndryshe, 22 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.