Kampioni i Kosvës, Ballkani ka pësuar disfatën e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Ballkani u mposht nga Astana me rezultat 1:2.
Përkundër tentimeve të shumta, Ballkani nuk arriti ta gjente golin për t’ia siguruar të paktën një pikë.
Mysafirët kaluan në minutën e shtatë në epërsi, por rezultati u barazua pas një minute nga Edvin Kuç.
Ballkani nuk gjeti ekuilibër, për t’u ndëshkuar edhe njëherë në minutën e 24-të.
Në pjesën e dytë Ballkani tentoi disa herë me Albin Berishën e Arb Manaj, por fati nuk ishte në anën e tyre.
Kjo është disfata e dytë për Ballkanin në fazën e grupeve, pas humbjes që pësoi në Çeki nga Viktoria Plzen.
Pas tre xhirove, Ballkani ndodhet në pozitën e tretë në Grupin C me tre pikë.