Aksident në Gjakovë, një i lënduar

Një aksident në mes të një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në Gjakovë ku për pasojë, ngasësi i motoçikletës ka mbetur i lënduar.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar Sheremet Elezaj zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjakovë.

“Ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë”, tha Elezaj

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Related Articles