Prokuroria e Dhomave të Specializuara e ka konfirmuar zhvillimin e bastisjes tek banesa e Artan Behramit, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Burime për Klan Kosova kanë bërë të ditur se përveç banesës së Behramit pritet të bastiset edhe banesa e prindërve të tij, e cila ndodhet në të njëjtin objekt me të tijën.