Kapiteni i Danimarkës, Christian Eriksen ka përjetuar një sulm gjatë ndeshjes ndaj Finlandës duke rënë në tokë pa ndjenja.
Ndeshja mes dy kombëtareve skandinave ka sjell momente ankthi për gjithë futbollistët e pranishëm, por edhe tifozët e futbollit.
Kjo pasi kapiteni i Danimarkës, Eriksen është rrëzuar në tokë pa ndjenja.
Gjyqtari i ndeshjes, por edhe lojtarët kanë kërkuar intervenim të shpejtë të ekipeve mjekësore.
Megjithatë, ylli i Interit vazhdon të mbetet i shtrirë dhe duke marrë ndihmën e mjekëve.
Dyshimet e para janë se Eriksen ka pësuar sulm në zemër.