Dogana parandalon kontrabandimin e 20 telefonave celularë

Dogana parandalon kontrabandimin e 20 telefonave celularë

Dogana e Kosovës njofton se në pikën e kalimit kufitar të Bërnjakut, është parandaluar një tentativë e kontrabandimit të 20 telefonave celularë me një vlerë mbi 12 mijë euro.

Deri te kjo erdhi pasi zyrtarët doganorë në pikën e kalimit kufitar të Bërnjak, gjatë hyrjes nga Serbia, kanë ndaluar një automjet. Pas pyetjes së zakonshme “a ka diçka për të deklaruar në doganë”, shoferi është përgjigjur se nuk ka asgjë për të deklaruar. Më pas, zyrarët kanë kryer një kontroll të detajuar të automjetit dhe të personit. Si rezultat i këtij kontrolli, janë zbuluar mallra të pa deklaruar, si në vijim:

10 iPhone Pro 14

10 iPhone Pro Max

Gjithsej, vlera e këtyre mallrave pa taksa është 12,104.60 Euro. Shoferi nuk ka paraqitur dokumentacion të nevojshëm lidhur me këto mallra. Përveç konfiskimit të mallrave, ky rast do të trajtohet në procedurën penale, në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Automjeti dhe mallrat janë tërhequr dhe janë nën mbikëqyrjen e autoriteteve doganore për hetim të mëtejshëm.

Related Articles