Kusari-Lila: Minatorët po grevojnë në kundërshtim me ligjin

Kusari-Lila: Minatorët po grevojnë në kundërshtim me ligjin

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se Qeveria i ka bërë “të gjitha përpjekjet” për t’u ndërprerë greva e minatorëve të Trepçës.

Kusari-Lila tha në seancën e sotme të Kuvendit se Trepça “nuk ka këshill grevist” dhe se greva po bëhet në kundërshtim me ligjin.

“Të gjitha përpjekjet për t’u ndërprerë greva apo qëndrimi i grevistëve poshtë në minierë janë bërë. Shto këtu faktin, që fatkeqësisht kjo është greva e parë në shoqërinë aksionare Trepça që nuk ka këshill grevist, nuk është në përputhje me ligjin për greva”, tha ajo.

“Kishnica dhe Novobërda janë kthyer në punë, ndërsa një pjesë e atyre që janë në Grevë në Stantërg e kanë ndërprerë grevën”, tha Kusari-Lila.

Sindikata e Minatorëve të Trepçës është duke e vazhduar edhe sot grevën e urisë, në ditën e dhjetë.

Kryetari i Sindikatës së minatorëve të Trepçës në Stantërg, Ibrahim Jonuzi ka thënë se greva nuk do të ndalet deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Related Articles