Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kurti po mashtron dhe po gënjen me deklaratat e tij se nuk e ka pranuar Asociacionin.
Me këtë pranim, siç thotë ai, Kurti po shkelë mbi trupat e atyre që kanë vdekur për këtë kauzë.
“Me të thonë shkurt shqip, po rren, po ju rren, po ju mashtron. Asociacioni ka kompetenca ekzekutive. E ka pranu, po ju rren. Po ju mashtron. Ka dhënë autonomi. Kosova vazhdon me qenë e sanksionuar. Po iu flet masave. Sot po shkelë mbi trupat e vdekur për këtë kauzë. Unë s’po të them se duhet bërë. Duhet me mbajtë përgjegjësi se na ke rrejtë që 10 vite. Mos mashtro se dokumenti del”, tha Abdixhiku.