Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës ka folur edhe për qëndrimin e Kosovës për të nënshkruar marrëveshjen bazike, aneksin e implementimit dhe propozimin evropian për Asociacionin.
Kurti thotë se pa nënshkrim s’ka garancë për zbatim të marrëveshjes dhe shprehet se si kryeministër i Kosovës ka shprehur gatishmërinë për të nënshkruar, meqë nënshkrimi është garancë për zbatim.
Ai ka zbuluar edhe një detaj nga bisedimet në Bruksel duke thënë se ka pasur edhe ide që ta nënshkruaj i vetëm marrëveshjen, por thotë se marrëveshja nënkupton palët kontraktuale dhe se një veprim i tillë do të ishte shou.
““Contacting parties” thuhet. Ai do të ishte një shou. Duhej të nënshkruanin të dy palët për normalizim, dhe unë konsideroj që Kosova është shtet normal”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se me trashëgimin që i është lënë në proces, s’është pishman, meqë sipas tij është bërë më e mira.