Fushë Kosovë, arrestohet një i mitur i dyshuar për kanosje dhe vjedhje

Fushë Kosovë, arrestohet një i mitur i dyshuar për kanosje dhe vjedhje

Njësitet policore të Stacionit Policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprat “kanosje dhe vjedhje”, raporton Gazeta Enigma.

Për Gazetën Enigma lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Sot rreth 17:30, në rrugën “28 nëntori” në Fushë Kosovë, personi i dyshuar, duke ekspozuar një armë të ftohtë (thikë), ka kanosur viktimën (femër).
“Pas largimit të viktimës, i njëjti ka depërtuar përmes ballkonit në banesën e viktimës ka arrit të vjedhë dy telefona mobilë”, raporton Gazeta Enigma.

Më tej thuhet se njësitet e stacionit policor të Fushë Kosovës, me ndërmarrjen e veprimeve të shpejta operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin Sh. Z . (15 vjeç), të cilit kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë një thikë dhe dy telefona, që dyshohet të jenë telefonat e vjedhur në rast.

Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të procedohet më tej./Gazeta Enigma/

Related Articles