Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha sot se kryeministri Albin Kurti ka dezertuar në luftën e fundit të Kosove.
Këtu ai tha se në anën tjetër, Hashim Thaçi ka qenë në ballë të luftës.
“Hashimi në ballë të luftës, Albini me duar në xhepa i arrestum prej Serbisë dhe i dezertum dhe i dorzum. Nuk dashta me ja u thanë këtë por masi po e kërkoni po ua thom. Ky është dallimi mes neve edhe teje”, tha ai.
Kjo deklaratë e tij ka ngjallur reagimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ai tha se është e papranueshme deklarata e Haxhiut ndaj të burgosurve politik.
“Ishte krejt e papranueshme z.Haxhiu se si e ofendoni të burgosurit politik. Është terminologji e papranueshme se si i ofendove të burgosurit politik. Jo , jo çdo të burgosur politik. Edhe kolegë tut ki, e pak marre duhet me të ardh prej asaj pune. Nëse më kuptove urdhëro replikë”, ka thënë ai.
E Haxhiu reagoi ashoër duke thënë se nuk ka pasur reagime kur janë ofenduar ushtarët e UCK-së, teksa tha se deklarata e tij kishte të bënte me një emër të përvecëm.
“Ky njeri ka dezertuar dhe është dorëzu. E dallimin që e kërkonte më herët është e vërtetë. Unë jam luftëtarë i lirisë, ndërsa ky është dezertor dhe veteran fals dhe nuk e krahasova me asnjë të burgosur politik”, ka thënë ai.