Një tërmet i fuqishëm ka goditur Nepalin. Tërmeti me magnitudë 6.4 ka ka rënë të premten.rreth orës 23:47 me orën lokale. Mediat ndërkombëtare raportojnë për 128 viktima dhe qindra të plagosur. Sipas tyre bilanci i viktimave mund të përkeqësohet, ndërsa grupet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë në fshatrat në zonat më të largëta.
Tërmeti goditi perëndimin e vendit, veçanërisht rrethet e Jajarkotit dhe Rukumit Perëndimor, pranë epiqendrës. Jajarkot është rreth 500 km në perëndim të kryeqytetit Katmandu.
“Kryeministrja Pushpa Kamal Dahal shprehu dhimbjen e saj të thellë për humbjen e jetëve në tërmetin e së premtes mbrëma dhe mobilizoi të gjitha agjencitë e sigurisë për shpëtim dhe lehtësim të menjëhershëm”, thuhej në një postim nga zyra e Kryeministrit Nepalez në X.
Në vitin 2015, rreth 9,000 njerëz vdiqën në dy tërmete në Nepal. Qytete të tëra, tempuj shekullorë dhe vende të tjera historike u shndërruan në gërmadha, me më shumë se një milion shtëpi të shkatërruara, me një kosto për ekonominë prej 6 miliardë dollarësh./A2CNN