Jo rrallëherë objektet fetare nëpër qytete të ndryshme në Kosovë janë cak i hajnave. Shpeshherë arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me të holla bien në duart e keqbërësve.
Një rast i tillë ka ndodhur në kishën në fshatin Zllakuqan të Klinës.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se motra në Kishë ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kanë hyrë brenda objektit dhe kanë vjedhur para.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ku kanë vërejtur se dera e kishës është hapur me forcë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen të dyshuarit.