Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka prezantuar investimet që janë bërë në trashëgiminë kulturore.
Kurti tha se përmes këtyre investimeve mbrohet e kaluara, sigurohet e ardhmja.
Ai theksoi se “punët nuk po ndalen”.
“Ndërtesat shumëshekullore që pasqyrojnë aftësitë artizanale të mjeshtërve tradicional po mbrohen dhe rijetësohen me kujdes, përkushtim e profesionalizëm”, tha Kurti.
“Hamami i Gazi Mehmed Pashës, e komplekset e banimit të familjeve Sokoli, Dorambari e Bardhi, disa nga kryeveprat e arkitekturës tradicionale, nga rreziku për shkatërrim i shndërruam në pasuri që do t’i gëzojnë edhe brezat e ardhshëm”, theksoi ai.