Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, thotë se i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu që të vendos një pauzë në luftimet në Gaza.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë kishte deklaruar më parë se udhëheqësit amerikanë dhe izraelitë kishin diskutuar për “pauza taktike” në ofensivën e Izraelit në Gaza për arsye humanitare dhe lirimin e mundshëm të pengjeve.
Biden u pyet nga një gazetar nëse ai kishte sugjeruar një pauzë tre-ditore, por ai nuk komentoi për gjatësinë e pauzës.
Uashingtoni, së bashku me shumë fuqi të tjera perëndimore, ka mbështetur qëndrimin e Izraelit se një armëpushim do të ndihmonte ushtarakisht Hamasin, shkruan BBC