Kosova do të përballet me Izraelin, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tetë të kualifikimeve për Euro 2024.
Kjo ndeshje ka qenë e planifikuar të luhej muajin e kaluar por konflikti mes Izraelit dhe Palestinës bëri që ndeshja të luhej në këtë datë.
Dardanët kanë humbur gjasat matematikisht për kualifikim pasi që gjenden në pozitën e katërt në tabelë me shtatë pikë të tubuara, nëntë më pak se lideri Rumania dhe tetë më pak se Zvicra e vendit të dytë.
Primozh Gliha ka vendosur që në fazën e sulmit të luajë me treshen Rashica, Muriqi dhe Bernard Berisha.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Muric, Aliti, Kastrati, Krasniqi, Rashica, Muslija, Muriqi, Dellova, Zybaj, Loshaj, B.Berisha.
Izraeli: Glazer, Dasa, Goldberg, M.Vitor, Lavi, Zahavi, Peretz, Jehezkel, Revivo, Gloukh, Kinda