Chelsea – City: Broja fiton penallti në sekondat e fundit, tetë gola të shënuara

Chelsea – City: Broja fiton penallti në sekondat e fundit, tetë gola të shënuara

Chelsea dhe Manchester City kanë barazuar 4-4 në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.

Citizens kaluan në epërsi 1-0 me Elring Haaland që shënoi nga penalltia në minutën e 25-të.

Por, Blutë nuk u dorëzuan dhe vazhduan me presionin e lartë.

Thiago Silva shënoi me kokë për 1-1 me një asistim të Conor Gallagher, për ta bërë edhe më elektrizuese sfidën.

Për 2-1 u përkujdes Raheem Sterling, që realizoi në minutën e 37-të me një asistim të Reece James, duke festuar më pas ndaj ish-skuadrës së tij.

Por, kampioni në fuqi i barazoi shifrat në 2-2 me anë të Manuel Akanji (45+1’) që u asistua nga Bernardo Silva.

Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, pasi Julian Alvarez asistoi në minutën e 47-të për Erling Haaland, që realizoi edhe të dytin personal në këtë ndeshje, dhe për 3-2 për Man Cityn.

Mirëpo, Blutë nuk u dorëzuan dhe i barazuan shifrat sërish, tani me golin e Nicolas Jackson (67’).

City ia doli ta shënonte golin e epërsisë, që u realizua nga Rodri në minutën e 86-të për 4-3.

Por, Armando Broja ishte heroi i Chelseat, pasi fitoi penallti në minutën e 90+5-të, që u shndërrua në gol nga Cole Palmer për rezultatin 4-4.

Pas javës së 12-të, Manchester City është lider me 28 pikë, ndërsa Chelsea gjendet në të 10-in me 16 sosh.

Në xhiron e 13-të, Citizens përballen me Liverpoolin, ndërsa Blutë do kenë punë me Newcastle United.

Related Articles