Pejë: Shoqërohet në polici një person, dyshohet se vitin e kaluar bashkëjetoi me një të mitur

Policia ka shoqëruar për intervistim një të dyshuar, pasi i njëjti dyshohet se vitin e kaluar ka bashkëjetuar me një vjazë të mitur.

Bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Me datë 13.11.2023 është shoqëruar për intervistimet i dyshuari kosovar, nën dyshimin se i njëjti (në vitin e cekur-2022) ka kryer veprën e cekur duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur, me të cilën tani janë ndarë për shkak të mosmarrëveshjeve. Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Related Articles