Ndalën grevën, por punëtorët e “Trepçës” ende nuk i kanë marrë pagat e plota

Ndalën grevën, por punëtorët e “Trepçës” ende nuk i kanë marrë pagat e plota

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi, tha se pavarsisht se është thënë në media se pagat janë ekzekutuar, minatorët ende nuk kanë marrë pagat në plotni, raporton Gazeta Enigma.

Jonuzi gjithashtu tha se minatorët dhe sindikalistët e supsenduar ende nuk janë kthyer në punë dhe se shumica e kërkesave të tyre nuk po realizohen.

“Pavarsisht se çka është thënë në faqen e Trepçës në Facebook, pagat ende nuk janë realizuar të plota. Gjithashtu, nuk është hequr suspendimi i sindikalistëve dhe 6 minatorëve. As pikat e tjera nuk po zbatohen”, tha ai.

Related Articles