Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ka filluar puna për hekurudhën Prishtinë – Durrës.
Aliu tha se tashmë është shpallur edhe kompania fituese për studimin e fizibilitetit për realizimin e kësaj linje hekurudhore.
Kujtojmë se kostoja totale e studimit të fizibilitetit për linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës është 1.98 milion euro.
Nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë – Durrës u bë në mbledhjen e tetët të përbashkët mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.