Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se buxheti i vitit 2024 për shëndetësinë është buxheti më i lartë që i dedikohet Shëndetësisë, që nga paslufta.
Në një postim të tij në Facebook, Vitia shtoi se në vitin 2019 buxheti për shëndetësi ishte 233 milionë, ndërsa ai vitit 2024 do të jetë mbi 345 milionë euro.
“Për vitin e ardhshëm kemi buxhetuar:
- Rritje të buxhetit për listën e barnat esenciale
- Rritje e buxhetit për investime kapitale në klinika e spitale
- Buxhet për specializime të reja
- Buxhet për nisjen e Sistemit informativ shëndetësor
(Hapi I drejt sigurimeve shëndetësore)
Transformimi i shëndetësisë publike – Rrugë e gjatë por e pakthyeshme”, shkroi Vitia.