Gjatë ditës së sotme kanë vijuar bastisjet e urdhëruara nga Dhomat e Specializuara lidhur me rastin “Thaçi dhe të tjerët”.
Burime pohojnë se rreth orës 18:00 kanë nisur bastisjet e banesës së ish-komandantit të Brigadës 122, Vëllaznim Kryeziu.
Ky i fundit ka konfirmuar rastin.
Në një intervistë për Indeksonline, Kryeziu tha se atij i është konfiskuar vetëm telefoni dhe asgjë tjetër.
“Përafërsisht rreth orës 18:00 kanë ardhë te dera, kanë hy dhe thanë: Jemi të Gjykatës së Hagës, kemi nevojë me e bo një bastisje. Faktikisht, bastisje nuk ka pasë, vetëm më kanë marrë telefonin. Ma konfiskuan. Asgjë më shumë. Më pyeten se a kam nevojë për avokat dhe iu thash “Jo””, deklaroi Kryeziu për Indeksonline.
Ai shtoi se nuk u ndje i shqetësuar nga kjo gjë, duke bërë të ditur se deri më tani nuk e kanë ftuar për dëshmi në Hagë.
“Më thanë: Të njoftojmë për çdo gjë”, tha Kryeziu.