Gliha: Nuk e kam marrë unë vendimin për Edon Zhegrovën

Gliha: Nuk e kam marrë unë vendimin për Edon Zhegrovën

Selektori i Kosovës, Primoz Gliha, ka thënë se nuk ishte vendimi i tij që Edon Zhegrova të mos jetë pjesë e grumbullimit të përfaqësueses kosovare për ndeshjet e muajit nëntor.

Ai këtë deklaratë e bëri gjatë një interviste me gazetarin Arlind Sadiku.

”Ky nuk ishte vendimi im. E kam ftuar kundër Andorës, kundër Izraelit por vendimi i FFK-së ishte se kush vjen tani qëndron, por kush nuk vjen, pastaj s’mundet. Unë jam vetëm i punësuar në FFK.”, deklaroi Gliha.

Related Articles