Rusia lansoi disa valë të sulmeve me dronë në Kiev në natën e dytë rresht, është njoftuar nga autoritetet ukrainase, raporton BBC.
Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, ka thënë se sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzoi dhjetë dronë në Kiev dhe periferi të tij.
Nuk raportohet për ndonjë dëm të madh apo viktima, ka thënë ai.
E autoritetet ruse kanë thënë se një dron ukrainas që ishte nisur për në Moskë është rrëzuar të shtunën.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se një dron ukrainas është rrëzuar në Bogorodsky në verilindje të Moskës.
Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka shtuar se nuk ka pasur dëme apo viktima.